Ngjarje e Rëndë: Hajduti Humb Jetën Ndërsa Tentonte Vjedhjen në Fier

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, shtëpia tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.


- Advertisement -

Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende.

Po ashtu po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *