Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka telefonuar liderin e opozitës në Hungari, Péter Magyar, për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit.
Macron ka shprehur vlerësimin e tij për pjesëmarrjen demokratike të qytetarëve hungarezë dhe angazhimin e tyre ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu ka ndarë një mesazh publik në Facebook duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Hungarisë dhe Evropës në tërësi.





