Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian.
E para që ka reaguar ka qenë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Hungaria ka zgjedhur Evropën.
Evropa gjithmonë ka zgjedhur Hungarinë.
Së bashku, ne jemi më të fortë.
Një vend rimerr rrugën e tij evropiane.
Bashkimi bëhet më i fortë”, ka shkruar ajo.
Gjithashtu, edhe liderë të tjerë evropianë kanë nisur reagimet e para pas zgjedhjeve në Hungari, duke uruar fitoren e opozitarit Magyar.





