Ibrahim Tatlises është shtruar në spital dhe ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit pas një infeksioni serioz.
Artisti u dërgua me urgjencë në spital pas koncerteve në Stamboll për shkak të temperaturës së lartë dhe rënies së tensionit.
Pas trajtimit me antibiotikë dhe kujdesit intensiv, u realizua një operacion i suksesshëm.
Gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet dhe pritet të dalë nga spitali gjatë javës së ardhshme.





