Një person ka vdekur tragjikisht në Mitrovicë gjatë mëngjesit të së dielës.
Autoritetet dyshojnë se ai ka rënë nga lartësia e një objekti banesor, duke filluar hetimet për rastin.
Viktimë e kësaj ngjarjeje është Ilir Brahimi, 48-vjeçar nga Koshtova.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.





