Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ekonomia shqiptare po rritet në mënyrë të qëndrueshme, e mbështetur nga rritja e vazhdueshme e investimeve të huaja direkte, të cilat sipas tij po e pozicionojnë Shqipërinë më lart në rajon.
Në 5 vitet e fundit, Shqipëria ka tërhequr më shumë investime të huaja në raport me ekonominë sesa mesatarja e rajonit, duke arritur në afro 7% të Prodhimit të Përgjithshëm, mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor.
Ai gjithashtu thekson se interesimi nga investitorët ndërkombëtarë dhe projektet në proces tregojnë se perspektiva ekonomike e vendit është më optimiste, duke u mbështetur në reformat e ndërmarra, stabilitetin ekonomik dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Edi Rama shprehet se e ardhmja është shumë më e mirë sesa e tashmja, duke qenë rezultat i përpjekjeve dhe reformatave të ndërmarra në të kaluarën.
