Investimet në teknologji, inovacion, edukim dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës, ka theksuar presidentja Justina Shiroka Pula gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të Projektit për Studime të Konkurrueshmërisë Strategjike (SCSP), Ylli Bajraktari.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim u diskutua për zhvillimet në teknologji, inovacion dhe inteligjencë artificiale, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe profesionistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shiroka Pula vlerësoi se diaspora shqiptare në SHBA ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, sidomos përmes transferimit të dijes dhe përvojës.
Ajo theksoi se diaspora mund të ndihmojë gjithashtu në krijimin e lidhjeve me kompanitë dhe institucionet amerikane.
Presidentja e përgëzoi Bajraktarin për arritjet dhe kontributin e tij në SHBA, duke e vlerësuar suksesin e tij si një dëshmi e potencialit dhe profesionalizmit të diasporës shqiptare.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

