Reperi, Mozzik, ka shpërndarë lajmin se biznesi i tij në Zvicër është goditur nga një sulm, ku disa automjete janë dëmtuar.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se garazhi i tij është sulmuar me benzinë dhe disa vetura janë përfshirë nga flakët si rezultat.
Mozzik ka theksuar se ngjarja është organizuar nga një grup personash që ai i ka përshkruar si “bandë nga Franca”.





