Opinionisti Azdren Shala ka deklaruar në Rubikon të Klan Kosovës se shqetësimi më i madh në konfliktin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Iranin, është se kanë të bëjnë me një regjim që s’ka racionalitet në veprim.
Prandaj, sipas tij, posedimi i armëve bërthamore nga Irani është rrezik i madh, pasi ata mund ta përdorin atë me idenë për të shkuar në parajsë. “ShBA-së i intereson një regjim tjetër demokratik në Iran, të cilët kanë racionalitet në veprim.
Posedimi i armëve bërthamore nga një regjim që e përfytyron parajsën e është ende gjallë në tokë, është problem i madh, prandaj ShBA-të i shqetëson.
Deri sot kur po flasim, armët bërthamore janë bërë për të mos u përdorë, bota e mbanë nga mos përdorimi i tyre siç quhet në diplomacia, ekuilibri i frikës po kjo nuk vlen për një popull mysliman që ka bindje shiite.
Ata janë në gjendje me aktivizu atë për më ra shehid.
Ata janë rrezik potencial enorm për me rreziku paqen botërore”, tha Shala.
Siç ka theksuar Shala, as te koreanët e veriut nuk janë rrezik armët bërthamore, sa janë në dorën enjë pjese të vendeve myslimane. “Shqetësimi kryesorë i mendjeve racionale është posedimi i armëve bërthamore nga Irani, sepse aty mungon arsyeja.
Madje as tek Koreanët e Veriut pasi që ata e kanë armën në funksion të mbrojtjes pavarësisht që janë diktaturë, ata nuk e përdorin bombën me idenë me shku në parajsë, e ky është problemi i iranianëve, problemi i një pjesë të botës islamiste.
Arma në dorë të një pjesë të myslimanëve sot është e rrezikshme, në dorë të amerikanëve sjell paqe, në dorë të tyre sjell apokalips”, tha Shala.
