Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen e kongresistit Eliot Engel.
Në një postim në Facebook, Engelin e quajti ‘mik të veçantë të Kosovës’. ‘Sonte u nda nga jeta një mik i veçantë i Kosovës, Eliot Engel, i cili qëndroi pranë nesh në kohën kur po shkruhej historia.
Ai ishte zëri i drejtësisë për ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Miqësia dhe kontributi i tij nuk do të harrohen kurrë.’ ‘Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij!
Prehu në paqe, mik i madh,’ shkroi Hamza.
Eliot Engel vdiq të premten, në moshën 79 vjeçare.





