Gigi Hadid është parë duke kaluar momente të ngrohta me Lean, vajzën e partnerit të saj Bradley Cooper, jashtë shtëpisë së aktorit në New York.
Modelja u shfaq e buzëqeshur dhe shumë e afërt me vajzën nëntëvjeçare, duke treguar marrëdhënien e mirë që ka krijuar me të.
Gigi dhe Bradley u njohën për herë të parë në tetor të vitit 2023, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në rrjetet sociale në maj 2025, shkruan DailyMail.
Ata shpesh kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre, pasi edhe modelja ka një vajzë pesëvjeçare, Khai, nga lidhja e saj e mëparshme me këngëtarin Zayn Malik.
Ndërkohë, modelja u përfshi së fundmi edhe në një incident të vogël me makinë në Pensilvani, por sipas dëshmitarëve gjithçka u zgjidh pa probleme dhe ajo u soll me korrektësi.
