Propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë u miratua me sukses në Kuvendin e Kosovës.
Në prezantimin e rezolutës, deputeti Nait Hasani nga PDK theksoi rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe afirmimin e sakrificës së popullit shqiptar.
Resoluta kaloi me 90 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.





