Një banor i Hajvalisë ka shprehur ankesën e tij për një gropë të madhe që është formuar në rrugën ‘Ulëzat’ në Prishtinë.
Pamjet e dërguara tregojnë se gropa është e madhe dhe paraqet rrezik për kalimtarët dhe automjetet.
Banori theksoi se situata ka zgjatur rreth gjashtë muaj dhe deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për ta riparuar.





