Protesta e Studentëve në Pejë: Pjesëmarrja Vlerësohet si E Ulët, Por Shpresohet Rritja e Numrit të Pjesëmarrësve

Në Pejë tashmë ka filluar protesta e studentëve të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në sheshin e qytetit, ku përveç studentëve janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë.

Megjithatë, pjesëmarrja në protestë është vlerësuar e ulët nga njëri protestues.

Në një prononcim për Klan Kosovën, qytetari tha se kishte pritur më shumë pjesëmarrës në këtë tubim. ‘Me të tregu të drejtën kam prit më shumë njerëz, por shpresoj se do të vijnë pak më shumë, sepse ky shesh nuk është dashtë me u mbush vetëm prej një pjese të qytetarëve, por për fat të keq shumë pak, shumë pak’, tha ai.


- Advertisement -


- Advertisement -