Kryeministri Kurti takon Presidenten e BERZh-it për bashkëpunim në zhvillimin e projekteve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, zhvilloi një takim me Presidenten e Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renaud-Basso, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i projekteve strategjike në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua për avancimin e projekteve infrastrukturore dhe ekonomike, me theks të veçantë në sektorët kyç si energjia, menaxhimi i ujërave dhe transporti publik.

Kryeministri Kurti inkurajoi BERZh-in që të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat dhe për projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.


- Advertisement -

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të çuar përpara projektet infrastrukturore dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit me këtë institucion financiar ndërkombëtar.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të BERZh-it dhe partneritetin e saj në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës.


- Advertisement -