Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla nderon betejën e Koshares: liria e Kosovës nuk do të mbetet peng i asnjë kufiri të padrejtë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në organizimin përkujtimor me rastin e 27-vjetorit të betejës së Koshares.

Ajo ka thënë se kjo betejë është një nga momentet pa të cilët historia do të ishte zhvilluar ndryshe. “Në Koshare u largua njëherë e përgjithmonë ai guri i ndarjes që për dekada na ishte imponuar me dhunë.

Në një luftë të pabarabartë me një ushtri të armatosur deri në dhëmbë u godit një regjim që mendonte se Kosovën mund ta mbante të poshtruar, të nënshtruar dhe pa rrugëdalje dhe u dëshmua se liria e këtij vendi nuk do të mbetet peng i asnjë kufiri të padrejtë dhe i asnjë pushtuesi sado i fortë ushtarakisht.”, ka thënë Gërvalla.


- Advertisement -

Ajo ka shtuar se beteja e Koshares e zë një vend të veçantë në kujtesën historike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës. “Jo vetëm për guximin e jashtëzakonshëm që u tregua aty, jo vetëm për strategjinë e rrallë ushtarake që çoi në fitore, por sepse aty u dëshmua se liria e Kosovës nuk po kërkohej më si e drejtë morale e politike, por po mbrohej dhe po fitohej në fushëbetejë me ushtarë dhe oficerë trima, të përgatitur, liridashës deri në vetëflijim.”, ka deklaruar ajo.


- Advertisement -