Në kuadër të një operacioni ndaj personave të njohur publikisht, është lëshuar urdhër ndalimi për 14 të dyshuar.
Raportohet se në mesin e tyre janë edhe emra të njohur të showbiz-it turk, si Burak Deniz, Mert Demir dhe Sinem Ünsal.
Këngëtari Yusuf Güney, i cili ishte ndaluar më herët për përdorim të lëndëve narkotike, është ndaluar sërish.
Prokuroria Publike e Anadollit në Stamboll ka njoftuar se janë ndaluar 14 të dyshuar për vepra penale të lidhura me drogën.
Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona, ndërsa dy të dyshuar janë në arrati.
Puna për kapjen e personave të tjerë vazhdon.





