Arrestohet person në Gjilan për pengim të punimeve dhe kanosje ndaj punëkryesve

Një individ është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për pengim të punimeve dhe kanosje ndaj punëkryesve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar ka penguar dhe kanosur punëkryesit të cilët ishin të angazhuar nga ankuesi për rregullimin e rrjetit të kanalizimit.

Sipas ankuesit, për kryerjen e këtyre punimeve ekzistonin lejet përkatëse.


- Advertisement -

Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent, është dërguar në mbajtje.


- Advertisement -