Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj përgjigjes që Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë bërë Rezolutës së Kuvendit për ish-krerët e UÇK-së.
Kjo organizatë thotë se përgjigjja e DhSK-së nuk mund të trajtohet si një akt i thjeshtë formal.
OVL UÇK kërkoi që Rezoluta e Kuvendit të trajtohet me seriozitet të plotë dhe të reflektohet në vendimmarrje konkrete.
Respektimi i sovranitetit dhe i institucioneve të Kosovës nuk është opsion, por detyrim.





