Policia izraelite ka bërë të ditur se vendet e shenjta në Jerusalem do të rihapen për vizitorët dhe besimtarët nga nesër, pas një pushimi të përkohshëm në konfliktin e Lindjes së Mesme.
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa, Muri Perëndimor dhe Kisha e Varrit të Shenjtë janë disa nga vendet që do të hapen, të cilat kanë rëndësi të veçantë për Islam, Judaizëm dhe Krishterimin.
Qyteti i vjetër është gati për të pritur vizitorët, pasi ka qenë i mbyllur gjatë festave fetare për shkak të tensioneve në rajon.





