Kandidati i Listës Studentore, Aleksandar Çupiq, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë.
Gjatë votimit të zhvilluar në Kuvend, Çupiqi arriti të merrte 140 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga lista opozitare “Serbia Fiton”, Stojan Radenoviq, siguroi 97 vota.
Në total, votuan 239 deputetë.

