Pastori nga Florida shpallet fajtor për vrasjen e presidentit të Haitit

0
43
- Advertisement -

Një pastor nga Florida është shpallur fajtor për disa akuza që lidhen me vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, në vitin 2021.

Christian Emmanuel Sanon, shtetas me dy nënshtetësi, amerikane dhe haitiane, u shpall fajtor për të tetë akuzat ndaj tij, përfshirë komplotin për vrasjen ose rrëmbimin e një personi.

Ai rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm. 67-vjeçari akuzohej se kishte marrë pjesë në një plan për të zëvendësuar Moïsen në postin e presidentit të Haitit dhe për të marrë vetë drejtimin e vendit.

Sipas prokurorisë, ai synonte që, pasi të vinte në pushtet, t’u jepte kontrata fitimprurëse një kompanie sigurie me bazë në Florida.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here