Sot, në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, u realizua shpërndarja e patentë shoferëve të parë profesionalë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, theksoi se lëshimi i patentë shoferëve profesionalë paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e procedurave administrative, duke ofruar mundësinë qytetarëve për t’u certifikuar si drejtues profesionalë.
Ai shtoi se ky proces është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me qëllim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.
Të gjithë ata që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet të aplikojnë përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me lëshimin e këtij dokumenti, përveç patentë shoferëve të rregullt dhe atyre ndërkombëtarë, arrihet të përmbushet një standard profesional ndërkombëtar në këtë fushë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

