Ministri Salla dhe Ministri Malaj pranojnë fermerët për të diskutuar përmbajtjen e mbështetjes së blegtorisë

Pas protestës së fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministri Andis Salla dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, pritën një përfaqësi prej 15 fermerësh për të diskutuar shqetësimet e sektorit të blegtorisë.

Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet që lidhen me subvencionimin, funksionimin e tregut, konkurrencën dhe standardet e produkteve.

Ministria bëri me dije se, përmes Skemës Kombëtare të këtij viti, fermerët do të përfitojnë mbështetje të shtuar, duke përfshirë pagesa direkte për lopët, të imtat, koshere bletësh, mbështetje për derrin dhe reduktim i pragjeve minimale të përfitimit.


- Advertisement -

Ministri Salla njoftoi se vlera totale e pagesave direkte për blegtorinë pritet të rritet në vitin 2026.

Fermerët prodhues të qumështit do të përfitojnë 10% të vlerës së faturave të shitjes, një mbështetje shtesë për formalizimin dhe prodhimin vendas.

Ministria intensifikon kontrollet mbi produktet e importit dhe mbështet forcimin e kapaciteteve laboratorike për të rritur standardet e sigurisë ushqimore.

Ministri Salla theksoi vazhdimin e mbështetjes së blegtorisë për bashkimin e fermerëve dhe rritjen e cilësisë së produkteve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *