Policia në Kosovë ka kapur dy persona në Mitrovicë të Veriut, të dyshuar se si punonjës të Postës së Serbisë kanë shpërndarë dërgesa postare në mënyrë të paligjshme.
Shefi i Operativës Rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza, konfirmoi lajmin dhe tha se ata janë liruar pas procedurës së rregullt.
Autoritetet e Kosovës e konsiderojnë si ilegale institucionet e Postës së Serbisë dhe të tjera që operojnë në territorin e tyre dhe financohen nga Serbia.
Mbyllja e tyre ka filluar në fillim të vitit 2024.





