Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të mbahet dasma mes Brikenës dhe Mateos, ashtu siç u njoftua përmes zarfit që mbërriti gjatë ditës.
Para ceremonisë, nuk munguan debatet mes banorëve.
Rogerti paralajmëroi se do të mbajë një fjalim që, sipas tij, mund ‘t’ua prishë dasmën’.
Mateo skeptik: ‘Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?’ Por Rogerti vendosur: ‘O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni.
Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë’.
Mateo i përgjigjet me përsëritje: ‘Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty’.





