Arrestohet personi në Istog me 17.4 gram kokainë, sekuestrime në banesë dhe dyqan

Një person është arrestuar në Istog, pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjetën dhe konfiskuan 17.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ishte ndaluar teksa po drejtonte një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë zbuluar 31 doza të kokainës të ndara në qese të vogla.

Njësiti i antidrogës (DHTN) ka kryer më pas bastisje në banesën dhe një dyqan të të dyshuarit, ku në banesë është gjetur edhe një sasi tjetër e substancës së njëjtë narkotike.


- Advertisement -

Po ashtu, policia ka kontrolluar edhe dollapët e tij në vendin e punës, por aty nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Në kuadër të rastit janë sekuestruar edhe një veturë, një telefon i tipit iPhone 17 Pro, 3 mijë e 475 euro para të gatshme dhe një peshore elektronike. “Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për proceduar t% mëtejme ligjore”, thotë PK./Klankosova.tv


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *