Një rast i kanosjes ka ndodhur në Prishtinë në orën 15:15 të dielës.
Policia ka bërë të ditur se një mashkull kosovar u kërcënua pas një mosmarrëveshjeje nga një person tjetër.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole lodër.
I dyshuari është intervistuar nga organet e rendit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.





