Teksa u përballën me një darkë të veçantë, banorët e Big Brother VIP Albania 5 ndanë momentet më të bukura që kanë përjetuar në shtëpinë e tyre të famshme. “Gjëja më e bukur që më ka ndodhur këtu, që kam treguar vetveten si për mirë si për keq, jam krenar me veten time”, u shpreh Rogert Sterkaj.
Ai gjithashtu shtoi: “Para se të dal, do të kem mirëkuptim me të gjithë banorët”.
Në pritje të finalit të madh të Big Brother VIP, fituesi i këtij edicioni do të shpallet më 18 prill.





