Brian Cox kritikon yjet e famshëm të Hollywoodit: ‘Nuk i vlerësoj si aktorë dhe si njerëz’

Në kujtimet e tij, aktori skocez Brian Cox përmendi disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywoodit, duke deklaruar se ai nuk i vlerësonte disa nga kolegët e tij as si aktorë dhe as si njerëz.

Cox më parë e kritikoi bashkë-yllin Jeremy Strong, duke deklaruar në një intervistë se e gjeti aktrimin e tij irritues.

Në kujtimet e tij të vitit 2021, ai kritikoi emra të famshëm si Johnny Depp, Edward Norton, Kevin Spacey dhe Quentin Tarantino.


- Advertisement -

Duke folur për Nortonin, ai e përshkroi si ‘një bezdi të vërtetë’.

Nuk ka punuar kurrë me Depp-in, por e kishte refuzuar rolin e guvernatorit në ‘Piratët e Karaibeve’.

Spacey e vlerësoi si talent të madh, por si njeri budalla.

Në lidhje me Tarantinon, Cox tha se filmat e tij duken sipërfaqësorë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *