Një rast i rëndë ka tronditur Vushtrrin, ku një 7-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një punëtor teknik i një shkolle fillore.
Sulmi ka ndodhur jashtë shkollës.
Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Naile Bekteshi, ka reaguar: ‘Rasti nuk ka ndodhur në shkollë.
Punëtori teknik ka qenë i lirë atë ditë punës.
Vajza ka shkuar në shkollë, mësuesja e ka vërejtur se s’po ndihet mirë, ka drejtuar tek drejtoria e shkollës, pastaj prindin dhe policinë.’ Të dyshuarit është dhënë masa e paraburgimit dhe është pezulluar nga puna. ‘Ne kemi vendosur pezullimin e punëtorit deri në përfundimin e procedurave nga organet kompetente.’, deklaroi Bekteshi.





