Takim mes PDK-së dhe Kryeministrit Kurti për Ligjin e Dhomave të Specializuara

0
23
- Advertisement -

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, dhe ish-kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, janë duke mbajtur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.

Këtë e kanë konfirmuar burime të Ekonomisë Online.

Takimi po zhvillohet në një ditë të rëndësishme, kur në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohet sërish Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ligj i cili i është kthyer Kuvendit nga presidentja e Republikës së Kosovës.

Në rendin e ditës së Kuvendit është përfshirë gjithashtu rishqyrtimi i Ligjit nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here