Xherdan Shaqiri: Festimi me Shqiponjë në Botërorin 2018 dhe Emocionet e Tensionuara

0
21
- Advertisement -

Xherdan Shaqiri ka folur sërish për festimin e njohur me shqiponjë gjatë ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës 2018, duke rikujtuar emocionet dhe tensionet që e shoqëruan atë moment.

Ish-futbollisti shqiptar theksoi se gjithçka ndodhi në një atmosferë të tensionuar, me provokime para dhe gjatë ndeshjes.

Ai shtoi se qëllimi i tij kryesor ishte fitorja në aspektin sportiv dhe jo politik. “Besoj se mediat kanë shkruar shumë për këtë çështje.

Ka pasur provokime para dhe gjatë ndeshjes.

Në fund, për mua ishte e rëndësishme të fitoja në aspektin sportiv, jo politik, edhe pse më pas gjithçka mori një dimension politik”, u shpreh Shaqiri.

Ai pranoi se festimi ishte një reagim emocional, i ndikuar nga gjithçka që kishte ndodhur para dhe gjatë përballjes.

- Advertisement -

Shaqiri përmendi edhe Granit Xhakën dhe Stephan Lichtsteinerin, të cilët gjithashtu kishin bërë gjestin e shqiponjës, duke theksuar se në atë moment emocionet kishin qenë të shumta. “Po, ishte një reagim emocional.

Pas gjithë asaj që ishte shkruar dhe provokimeve që kishin ndodhur, besoj se të gjithë e tepruam, përfshirë edhe mediat”. “Shumë zviceranë nuk e kuptuan dhe nuk e njihnin historinë që qëndronte pas këtij veprimi, arsyen pse unë, Graniti dhe Stephani e bëmë atë gjest.

Besoj se kishte shumë emocione të përfshira”, deklaroi ai.

Megjithatë, Shaqiri mendon se sot ky veprim nuk do të kishte të njëjtën peshë dhe nuk do të konsiderohej aq i rëndë sa në atë kohë.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here