Shqiptari në Amerikë dënohet me 25 vjet burg për trafik kokaine

Ylli Didani, një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 vjet burg nga një Gjykatë Federale në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një rast ndërkombëtar të trafikut të kokainës, sasi kjo e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën prej 100 milionë dollarësh.

Sipas asaj që u zbulua, bëhet fjalë për një sasi prej 4 mijë e 300 kilogramësh kokainë e cila përgjatë viteve 2019 – 2020 ishte ngarkuar në 5 anije të ndryshme me kontenjerë ndërsa kishte destinacione porte të ndryshme ndërkombëtare.

Autoritetet Amerikane deklaruan se operaconi për sekuestrimin e kësaj sasie kokaine u realizua pas në hetimi ndërkombëtar të shtrirë në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe në Europë.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *