Furbollistët e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të reagojnë pas humbjes që e pësuan nga Turqia.
Së fundmi, është edhe Florent Hadërgjonaj ai që ka komentuar moskualifikimin e Kosovës në Kupën e Botës.
Megjithatë, mbrojtësi i Kosovës i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe emocionet e krijuara përgjatë këtij rrugëtimi kualifikues, derisa ka shtuar se e ardhmja është e ndritshme. ‘Shumë afër historisë… por jo këtë herë.
Dhemb, por ne treguam forcën, zemrën dhe identitetin tonë.
Nuk e arritëm ëndrrën këtë herë, por dhamë një mesazh të fortë.
E ardhmja është e ndritshme.
Ky është vetëm fillimi’, ka shkruar Hadergjonaj.




