27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë: Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti bëjnë homazhe

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Lybeniqit në Pejë, një nga ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë.

Në nderim të civilëve të vrarë, homazhe në këtë fshat bënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Megjithëse të pranishëm në të njëjtin vend, dy krerët e shtetit nuk u përshëndetën me njëri-tjetrin.


- Advertisement -

E pyetur nga gazetarja lidhur me këtë situatë, presidentja deklaroi se nuk e kishte parë kryeministrin Kurti. ‘Nuk e kam parë, por kemi bashkëpunim’, u shpreh ajo.


- Advertisement -