Bellingham Vendos Kushtet për Kontratën e Re me Real Madridin

0
2
- Advertisement -

Jude Bellingham ka vendosur dy kushte për të nënshkruar një marrëveshje të re me Real Madridin, ndërsa negociatat mes përfaqësuesve të tij dhe klubit spanjoll kanë filluar tashmë.

Sipas raportimeve nga mediumi spanjoll OK Diario, mesfushori anglez kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, si dhe garanci për ambiciet sportive të klubit, para se të angazhohet për një periudhë më të gjatë në “Santiago Bernabeu”.Kushti i parë i Bellinghamit lidhet me pagën. 23-vjeçari raportohet se kërkon të përfitojë rreth 22 milionë euro në vit, një shumë që do ta vendoste në të njëjtin nivel financiar me Vinicius Junior.

Real Madridi duket se është i gatshëm t’ia plotësojë këtë kërkesë.

Ndërkohë, kërkesa e dytë ka të bëjë me projektin sportiv të klubit.

Bellingham dëshiron garanci se madrilenët do të vazhdojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese, e cila do të jetë në gjendje të luftojë për trofetë më të rëndësishëm çdo sezon.

Kontrata aktuale e anglezit me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2029, por paraqitjet e tij kanë forcuar edhe më tej pozitën e tij në klub.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here