Komandanti i KFOR-it diskuton me ministrin turk të Rinisë në Prishtinë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, u takua me ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Ashkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Palët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.

Ulutash theksoi kontributin e gjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.


- Advertisement -


- Advertisement -