Iniciativa ‘Café Med’: Mjekët e Pensionuar Ofruan Këshilla Shëndetësore Falas në Zvicër

0
1
- Advertisement -

Mjekë të pensionuar në Zvicër kanë ofruar përvojën dhe njohuritë e tyre profesionale për të siguruar këshilla shëndetësore falas për qytetarët përmes iniciativës “Café Med”, e cila është duke u zgjeruar në disa qytete të vendit.

Nisma, e organizuar nga Akademia e Mjekësisë Njerëzore (Akademie Menschenmedizin), lejon pacientët dhe familjarët e tyre të flasin drejtpërdrejt me specialistë të pensionuar mbi shqetësimet shëndetësore, diagnozat dhe mundësitë e trajtimit, pa pasur nevojë për pagesë apo termin paraprak.

Në këto takime marrin pjesë mjekë nga fusha të ndryshme, përfshirë kardiologjinë, onkologjinë, dermatologjinë, mjekësinë e përgjithshme dhe psikiatrinë.

Qytetarët kanë mundësinë të kërkojnë sqarime për sëmundjet kronike, efektet anësore të barnave dhe trajtimet e propozuara, si dhe të marrin ndihmë për të kuptuar më mirë vendimet mjekësore.

Megjithatë, ky shërbim nuk zëvendëson konsultat e zakonshme mjekësore.

- Advertisement -
- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here