Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në një ceremoni solemne në Washington D.C., ku u ndanë Medaljet e Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ish-presidentin e Egjiptit, Anwar Sadat, si njohje për kontributin e tij historik në paqe.
Ceremonia u organizua me ftesë të kryetarit të Kongresit amerikan, Mike Johnson, dhe përveç Jahjagës, në të morën pjesë liderë dhe personalitete të njohura ndërkombëtare, të cilët u bashkuan për të nderuar trashëgiminë e Sadatit.
Gjatë qëndrimit të saj në kryeqytetin amerikan, Jahjaga zhvilloi takime me përfaqësues të Kongresit amerikan, diplomatë dhe figura politike nga vende të ndryshme.
Temat kryesore të diskutimeve ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i partneriteteve ndërkombëtare dhe perspektiva euroatlantike e vendit.
Pjesëmarrja e saj në këtë ceremoni dhe takimet në Washington janë një pjesë e angazhimit për ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën globale, me një theks të veçantë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

