Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania 5, katër banorë festojnë një moment të rëndësishëm.
Selin Bollati, Brikena Selmani, Mal Retkoceri dhe Miri kanë arritur 100 ditë brenda këtij reality shou.
Për të shënuar këtë arritje, Vëllai i Madh ka përgatitur një surprizë të veçantë.
Në zarfin e bardhë shkruhej se katër banorët më të vjetër do të kishin mundësinë të dilnin jashtë për një xhiro me makinë. “Banorë, kanë kaluar 100 ditë që nga momenti që shtëpia e Big Brother VIP 5 ndezi dritat për herë të parë.
Për katër prej jush që janë bërë pjesë e shtëpisë që nga dita 1, kanë qenë 100 ditë me përballje, lot, të qeshura, kujtime dhe do mbeten gjatë”. “Brikena, Mal, Miri, Selin, duke qenë se jeni banorët më të vjetër të shtëpisë, mbrëmja e sotme për ju do të jetë ndryshe.
Vëllai i Madh iu njofton se do të dilni për herë të parë jashtë shtëpisë.
Ju pret një xhiro me makinë”, thuhet mes tjerash.
