Montella: Kosova ka arritur në finalen historike të Botërorit me meritë

Trajneri i kombëtarës së Turqisë, Vincenzo Montella, ka deklaruar para mediave në Prishtinë se Kosova ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror me meritë.

Ai vlerësoi strukturën dhe lojën e qartë të ekipit kosovar, duke shtuar se edhe Turqia do të përpiqet të japë maksimumin për vendin e tyre në këtë turne.

Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me “Dardanët” që synojnë të shkruajnë historinë duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror për herën e parë.


- Advertisement -

Montella theksoi se është një presion i madh për të dyja ekipet, por ata janë të vendosur të japin më të mirën për vendin e tyre.


- Advertisement -