Visar Azemi nga LDK kërkon hetim për njehsorët elektrikë në Kosovë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para objektit të zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Nga aty, Azemi kërkoi nga ZRrE që të nisin menjëherë hetimet për njehsorët elektrikë, duke theksuar se qytetarët po presin përgjigje dhe kompensim për dëmet e shkaktuara.

Ai gjithashtu ka shtuar se Zyra e Rregullatorit është organi i vetëm i cili merr vendime në sektorin e energjisë.


- Advertisement -

Bashkë me deputetin Alban Zogaj, Azemi është takuar me përfaqësues të ZRrE-së për të diskutuar çështjen.

Klikoni për më shumë informacione.


- Advertisement -