Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtari përgjegjës për lëndën.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se punishtet ndërtimore duhet të nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal për garantimin e sigurisë së punëtorëve dhe cilësisë së punimeve sipas projektit të pranuar.
Rama gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në hetimin e rastit.
Gjithashtu, kompanitë private të ndërtimit duhet të respektojnë standardet e sigurisë dhe kushtet e punës, ndryshe do ballafaqohen me masa ligjore të rënda.
Zero tolerancë ndaj shkelësve.
