Gjesti dorëzon kallëzim penal për shkelje të të drejtave të autorit ndaj kompanisë Onima

Gjesti ka ndërmarrë hapa ligjorë duke dorëzuar kallëzim penal ndaj kompanisë Onima, duke pretenduar shkelje të të drejtave të autorit.

Artisti dhe avokati i tij kanë sqaruar se bëhet fjalë për një kontratë për të cilën ai nuk ka pasur dijeni dhe që, sipas tyre, përbën vepër penale.

Avokati sqaron se bëhet fjalë për një kontratë të re, të zbuluar rishtazi, dhe jo për kontratën paraprake. “Kjo është një kontratë për të cilën ne nuk kemi qenë në dijeni.


- Advertisement -

Janë shitur të drejtat e autorit të Gjestit dhe persona të tjerë kanë përfituar nga arti i tij, pa dijeninë, pa autorizimin dhe pa nënshkrimin e tij.

Presim fillimin e hetimeve dhe që personat përgjegjës të përgjigjen dhe të dënohen sipas ligjit”.


- Advertisement -