Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.

Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e palodhshme e këtyre punëtorëve, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri Albin Kurti tha se paga e 13-të synon mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre.


- Advertisement -

Nga ana tjetër, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se punëtorët që nuk i kanë përmbushur 12 muaj punë, paga e 13-të do t’u jepet e përgjysmuar.


- Advertisement -