Qeveria në Kosovë, gjatë mbledhjes së sotme, ka aprovuar vendimin për të dërguar në Kuvend projektligjin për dërgimin e trupave të FSK-së në Gazë.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova është e gatshme të ndihmojë popullin e Gazës. ‘Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në forcën stabilizuese dhe të ndihmojmë popullin e Gazës,’ tha Kurti.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë kësaj mbledhjeje, theksoi se dërgimi i FSK-së në këtë mision përfshin pjesëmarrjen e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të komandës së unifikuar të forcës ndërkombëtare të stabilizimit. ‘Ajo ka për mision të mbështesë zbatimin e planit gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gazë,’ tha Maqedonci.
