Mateo ka tentuar të bisedojë me Brikenën, por ajo vazhdimisht e ka shmangur, duke thënë ‘flasim nesër’ ose ‘flasim më vonë’.
Brikena nuk ka treguar gatishmëri për komunikim, ndërsa Mateo ka insistuar për të sqaruar situatën.
Në një bisedë me Shëndritin, Mateo shpreh shqetësimin pas refuzimeve të vazhdueshme. ‘Unë dua të shprehem para se të iki, ajo më thotë mund të flasim nesër.
Mos më kthe përgjigje fare, më lër të flas’, tha Mateo. ‘Mua më duket që sa herë ka debat, e kthen marrëdhënien nga fillimi komplet’, reagoi Shëndriti. ‘Kjo më bën të vras veten, këtu është problemi, i asaj që the ti’, kundërpërgjigjet Mateo.
Drama e komunikimit vazhdon në një rrugëtim të vështirë.
