Një bisedë interesante ka ndodhur mes Akilit dhe Valdetit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, ku në qendër të vëmendjes ishte rezultati i preferencave të publikut.
Akili e pyeti Valdetin se si është e mundur që, përkundër faktit se ka rreth 500 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ai ka dalë i papreferuar. “500 mijë followers, si dole i papreferuar?
Je tu bo diçka gabim.
Gjyko veten, a të vjen turp?”, e sfidoi Akili.
Në përgjigjen e tij, Valdeti sugjeroi se ndoshta publiku kishte pritshmëri më të mëdha ndaj tij. “Pyeti ata jashtë, kanë pritë ndoshta më shumë prej meje”, tha Valdeti, duke lënë të kuptohet se mund të ketë pasur një diferencë mes asaj që pritej dhe asaj që ofroi.
Burimi origjinal i informacionit: klankosova .tv

