Gjesti nga Peja kthehet në normalitet pas incidentit në kompaninë muzikore ‘Onima’

Artisti nga Peja, Gjesti, është rikthyer në normalitet pas incidentit që kishte javë më parë.

Ai u përfshi në një sherr në kompaninë muzikore ‘Onima’, gjë që më pas e çoi në paraburgim.

Megjithatë, këngëtari u lirua nga paraburgimi para disa ditësh dhe tani duket se ka rimarrë veten.


- Advertisement -

Gjesti publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet nga vetura e tij luksoze, tregues i freskisë dhe gjendjes së mirë në të cilën ndodhet.

Ai ka vendosur të mbrohet në liri dhe të vazhdojë me procedura ligjore kundër ‘Onima’.


- Advertisement -